TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje në distancë, kryeministrit Edi Rama, i cili pak orë më parë akuzoi Bashën si nxitësin e dreklaratës së djeshme të deputetit të Bundestag-ut Gjerman, Gunther Krichbaum kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Sipas Bashës, Rama sheh përralla me armiq imagjinarë, ndërkohë që e vërteta, sipas tij është krejt e kundërta.

“Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajne cmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen cdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave te rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla per kredi, shëndetësinë e çove në kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto janë hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës”.

Postimin e tij, kryedemokrati e shoqëron edhe me një foto ku e shfaq kryeministrin me hundë si të Pinokut.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: