Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri Për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj kanë paralajmëruar një konferencë të përbashkët për mediat sot pasdite në orën 17:00.


Kjo konferencë vjen pas vendimit të Këshillit Europian, i cili bllokoi përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama njofton konferencën, ndërsa thekson se ky ishte dështim i konsensusit në Këshillin Europian për celjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.


“Pas pak, në konferencë për shtyp mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut; konkluzionet e liderëve europianë pas përfundimit të raundeve të Këshillit; objektivat e kësaj faze të re në rrugëtimin që vazhdon🇦🇱”, shkruan Rama.


Liderit e BE-së u përballen me pikëpamje të ndryshme mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: