Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, tha sot në një intervistë për “Deutsche Welle”-n se ka sinjale shumë të qarta nga zyra e Kancelares se, Gjermania do të thotë një “po” të qartë për bisedimet e anëtarësimit.

Por gazeta holandeze ‘De Telegraaf’, ne nje shkrim sot thote se eshte Holanda ajo që po bllokon rrugen e Shqiperise drejt BE dhe se ajo do te vendose veton ne Parlamentin Evropian në Bruksel në 28 dhe 29 qershor, kunder hapjes se bisedimeve BE-Shqiperi.

Me titullin, ‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, artikulli shkruan se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave. Sipas ‘De Telegraaf’, shkak për
këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ndërkohë rreth 125 deputetë të parlamentetit holandez kanë votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas mediave holandeze, vendi ynë duhet të bëjë më shumë në luftën
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

negoc

“Shqipëria, vendi i Ballkanit i goditur nga varfëria, mori statusin e vendit kandidat për në BE disa vjet më parë. Komisioni Europian tani dëshiron të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë për
anëtarësimin e tyre ne union. Ajo madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025.

‘Shqetësime serioze në luftën kundër korrupsionit’
Qeveria holandeze nuk e sheh kështu. “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” thotë ministri Blok (i Punëve të Jashtme).

“Më parë duhet bërë më shumë përparim në këto pika.” Por Blok nuk ia mbyll derën përfundimisht Shqipërisë akoma. Grupet parlamentare të VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus po e ndalojnë qeverinë holandeze të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Vetëm D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Por negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen me unionin”, tha deputeti Verhoeven i D66. “Nuk është aspak shpej”, sipas tij”, perfundon artikulli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: