“Vendimi i BE-së për të shtyrë deri në qershor 2019 hapjen e negociatave për Shqipërinë, duhet lexuar si një arritje me gotën gjysmë plot”.
I këtij mendimi është Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erl Murati, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çiku.
Murati theksoi se ky vendim tashmë vulos përgjithnjë të ardhmen europiane të Shqipërisë, por se nga ana tjetër i kërkohet vendit tonë që brenda 1 viti të bëjë “detyrat e shtëpisë”.
Sipas tij, në këtë vendim ka ndikuar jo pak gjendja brenda BE-së me euroskeptikët si një lob gjithnjë e në rritje brenda unionit.
Intervisten e plote mund ta ndiqni ne GSH.al ne kete link: http://www.gsh.al/2018/06/28/intervista-e-dites-negociatat-murati-gota-gjysme-plot-shqiperia-tani-duhet-te-beje-detyrat-kunder-krimit-e-korrupsionit/