Në një artikull të saj, politico.eu shkruan se dera e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë mbetet e mbyllur deri në qershor të vitit 2019, por pranimi vlen ende nëse vendet përparojnë me reformat.

Gjatë një mbledhje maratonë të ministrave të Këshillit të Evropës, shumica ishte në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë tani, por Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër, thanë diplomatët e huaj. Pas diskutimeve të gjata, Këshilli vendosi të hapte rrugën e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor 2019.

Megjithatë, të dy vendet duhet të tregojnë përparim në permbushjen e reformave në fusha të tilla si lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit gjyqësor. Këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe “në varësi të progresit të arritur” do të ketë një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë “deri në fund të vitit 2019”.

Vendimi i Këshillit të Evropës i dhënë dje kërkon që qeveria e Maqedonisë dhe Shqipërisë t’u tregojnë qytetarëve të tyre se dera e anëtarësimit eventual në BE është e hapur.

“Të dy vendet duhet të tregojnë hapa të mëtejshme në sundimit e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Do të shqyrtojmë me kujdes raportin e Komisionit të vitit të ardhshëm për të gjykuar nëse shohim përparim në objektviat që duhet të realizojnë këto vende“-tha ministri i jashtëm hollandez Stef Blok para gazetarëve në fund të takimit ditën e djeshme në Luksemburg.
ghbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: