MAQEDONI E VERIUT

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka udhëtuar drejt Brukselit ku pritet të vazhdojë agjendën e takimeve me zyrtarët e lartë të BE-së. Gjatë kësaj vizite të parë, Pendarovski mendohet të zhvillojë takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe zyrtarë të tjerë . Në një intervistë për Deutsche Welle para nisjes drejt Brukselit, Pandarovski është shprehur se Maqedonia e Veriut ka përmbushur detyrimet e saj dhe se tani është radha e Brukselit.


Një tjetër udhëtim zyrtar po zhvillohet nga ana e zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut. Këtë herë bëhet fjalë për kryeministrin Zoran Zaev, i cili do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Zaev ka theksuar se pret përgjigje pozitive nga kancelarja gjermane lidhur me marrjen e dates për fillimin e bisedimeve. Në fund të këtij muaji në Bruksel do të zhvillohet Samiti i Këshillit Evropian ku do të vendoset edhe mbi këtë çështje dhe që është pika e dytë e rendit të ditës të punës së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.


Kryeministri Zaev ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë lajme të mira dhe gjatë kësaj vere, ai do të shpallë zgjedhje të parakohshme.


Etiketa: