FRANCË

Pasi bllokoi hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur një tjetër lëvizje. Mediat serbe raportojnë se Franca ka filluar konsultime të gjera diplomatike jozyrtare për të ofruar partneritet të veçantë të privilegjuar për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, veprim ky që shihet si strategji e një zëvendësim të mundshëm pasi frenoi hapjen e negociatave.

Konkretisht gazeta serbe “Nezavisne” shkruan se Franca, e ndodhur nën presion të fortë nga partnerët për të hequr dorë nga pozicioni i saj  i ashpër në Samitin e ardhshëm europian, për të lejuar që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të fillojnë negociatat, ka vendosur t’i propozojë Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit. Ky propozim i Francës, konsiston në disa shtylla të forta, të cilat do gjejnë zbatim konkret në mbështetjen financiare të Ballkanit.

Media serbe thekson faktin se Franca do të ofrojë për disa prej vendeve të Ballkanit partneritet special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera për të treguar se “JO-ja” e 18 tetorit nuk do të thotë se Franca ka mbyllur qasjen e saj diplomatike dhe zgjeruese për Ballkanin Perëndimor.

Capture
Capture

Gazeta serbe shkruan gjithashtu se “Gjermania, i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” në vend të anëtarësimit, por edhe në atë kohë, ajo u pa si një mënyrë elegante e heqjes dorë nga pranimi i Turqisë në BE”-thuhet në shkrim.

Mediat kryesore europiane, jo të pakta në numër, kanë kritikuar ashpër Presidentin e Francës, Emmanuel Macron me arsyetimin se duke hequr dorë nga politika e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, pritet që të shtohet ndikimi i Rusisë, Turqisë dhe Kinës tek vendet e Gadishullit të Ballkanit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb