BRUKSEL

Anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër duke kritikuar qëndrimin e Presidentit të Francës për çështjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me një shënim në “Twitter”, Tanja Fajon shprehet se ndihet thellësisht e zhgënjyer që BE humbi një tjetër mundësi, përmes së cilës do faktonte se ajo di të mbajë premtimet e dhëna. Sipas  diplomates së PE-së, refuzim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka “minuar” kredibilitetin dhe besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Capture
Capture

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithsesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, thuhet në reagimin e Fajon.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb