Sulmuesi brazilian VIktor Da Silva është shumë pranë kthimit në Kategorinë Superiore. Lojtari i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij në Shqipëri me fanellën e Vllaznisë dhe Partizanit, pritet që nga ky muaj të bëhet përsëri pjesë e elitës së futbollit në vendin tonë.

Pasi i mbaroi kontrata me Nazaf Qarshi të Uzbekistanit, Da Silva është kthyer të negociojë me klubet  e Superiores. Sipas asaj që mëson “Panorama Sport”, futbollisti pritet sot në Shkodër për t’u takuar me drejtuesit e kuqebluve për të firmosur përsëri me Vllazninë, ku kaloi dy sezone në vitet 2020-2022.

Për Vllazninë ky do të ishte një përforcim i rëndësishëm në repartin e avancuar, si një tjetër alternativë për trajnerin Brdariç, në mënyrë që në pjesën e dëtë të sezonit, shkodranët të vazhdojnë të jenë mes pretendentëve për Final Four dhe titullin kampion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb