TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaroi në “Real Story” në News24 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po lobojnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të hapur negociata.

Ndërsa iu kujtua platforma e opozitës dhe deklaratat e përfaqësuesit të PD Ivi Kaso në tryezën për reformën zgjedhore të organizuar nga OSBE/ODIHR, Rama tha se kjo është më e rëndësishme.

Ai akuzoi opozitën se kanë telendisur Shqipërinë, ndërsa foli edhe për marrëdhënien me Presidentin francez Macron.

“Shtetet e Bashkuara të Amërikës po lobojnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të hapur negociatat në të njëjtën kohë, kanë bërë dhe demarshe që janë më të rëndësishme se letrat e Kasos a nuk është më e rëndësishme kjo. SHBA-të që janë pararojë e drejtësisë. Këta si, shkojnë atje që të thonë mbyllni sytë ndaj krimit dhe korrupsionit, e vërteta që duhet thënë me insistim është që Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat. Ka pasur kundërshtarë të mëdhenj. Nuk kanë lënë mik të tyre partiak pa e telendisur Shqipërinë dhe situatën e brendshme në BE. Gjermanët janë miq, pa përjashtim. Macroni është miku im, komunikoj me të vazhdimisht. Ishte i pari që më dërgoi mesazh e më kërkoi falje për ngatërrimin himnin. Më tha ishte e pafalshme për Federatën. Ishte i pari që më çoi mesazh pas telefonatës së kryeministrit italian për tërmetin. Nuk kam asnjë problem.
Ai është i angazhuar në një tjetër qasje për Europën. Ai thotë duhet të kemi rrathë. nuk ka një Europë por disa. E nevojshme është që të hapen negociata, të plotësohen ato.  Duam të ndërtojmë një shtet që ai që është sot 10-15 vjeç të mos vuajë. Shqipëria ka bërë për hapjen e negociatave më shumë se çfarë i është kërkuar çdo vendi përpara hapjes së negociatave”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb