TIRANE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka apeluar sërish sot aktorët politikë në vend për të bashkëpunuar mbi reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat në përfundim të një takimi të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi mbrojtjen civile pas lëkundjeve të forta të tërmetit të një jave më parë, Soreca komentoi edhe vendimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

” Më lejoni të them fillimisht se jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja. Ajo që është kërkuar nga Bundestagu dhe në rast se miratohet edhe nga konferenca edhe nga këshilli i BE, eshte qe në atë periudhë ndërmjet këtij vendimi dhe konferencës së parë të bëhen dy gjëra, pra dy kushte. Më lejoni të them se është celja zyrtare e negociatave që do ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare, këtë dua ta theksoj, celja zyrtare e negociatave do bëhet në këtë konferencë.” tha Soreca.

Ambasadori i BE, kërkoi angazhim nga të gjitha palët, sepse sipas tij vetëm kështu mund të përmbushen kushtet e vendosura. Soreca kërkon nga aktorët politikë që të ulen dhe të zgjidhin problemet mes tyre. Ai vlerësoi vendimin e kryetarit të opozites për t’u ulur në tryezën e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore.

“Dua të shpjegoj për procesin atë që ka të bëjë me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve, për këtë cështje duhet përkushtim dhe angazhim i qeverisë, parlamentit, presidentit, shoqerise civile, medias se pasi të celen negociatat dhe kur të merret ky vendim në tetor nga këshilli i BE të gjitha këto palë duhet të bëhen bashkë në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Sigurisht që unë dua shumë që të gjitha palët të ulen së bashku ajo që ka rëndësi, fakti që ne e kemi mirëpritur vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjese e tryezës së OSBE per reformen zgjedhore, ky është një hap i imirë, hap i parë, është e rëndësishmne që të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër që të gjitha palët të bashkëpunojnë, se përgjegjësia është e përbashkët e të gjithëve. Duhet të ulen e të zgjidhen problemet, reforma zgjedhore është një prej tyre, kjo cështje ka të bëjë me të qenin bashkë.”

Soreca u bëri apel palëve që të bëhen bashkë në këtë rrugëtim dhe se mosplotësimi i kushteve që cojnë Shqipërinë në BE, do të jetë i të gjitha palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb