TIRANE

“Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës ka sot Shqipëria” Spiropali reagon për negociatat: Pavarësisht shejtanbudallenjtë qesharakë në do vijojmë detyrat tona


Në një shkrim të gjatë në facebook, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, reagon për vendimin e BE për mos çeljen e negociatave.


Ndërsa përmend me radhë reagimet e zhgënjimin ndërkombëtar që pasoi këtë vendim, Spiropali shkruan se është prekëse të shohësh sa shumë mbështetës në BE dhe jashtë saj ka sot Shqipëria që është më pranë se kurrë kapërcimit të keqkuptimeve historike me Evropën.


“E në gjithë këtë solidaritet mbarëevropian, pse jo dhe mbarëbotëror, nuk ka si të mos të vijë keq për një grusht shqiptarësh të papërgjegjshëm si Berisha, Basha, ca lakenj mediatikë dhe ca gënjeshtarë patologjikë të pandershëm dhe të paturpshëm që falenderojnë Macron dhe sulmojnë Komisionin Evropian për mbështetjen, duke fyer dhe lënduar në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë drojë inteligjencën dhe ndjeshmërinë patriotike të çdo shqiptari. Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjen tonë natyrale, Evropën.” Shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:
Ka një keqardhje dhe zemërim të kuptueshëm mbarëkombëtar dhe mbarëevropian lidhur me mungesën e vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Supergruaja e Evropës, Angela Merkel, e cila udhëhoqi personalisht frontin pro Shqipërisë dhe Maqedonisë, siguroi se Gjermania do insistojë të bëhet më e mira në raport me dy vendet ballkanike.
Kryeministri i Italisë Conte foli për historinë otomane dhe komuniste si dy përcaktuese fatkeqe të ndarjes së rajonit nga Evropa dhe e quajti vendimin e djeshëm një gabim historik. Ishte prekesë ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike duke na bërë të rindjejmë mallin tonë të kahershëm për Evropën. Duke na kujtuar se miqtë e vjetër nuk harrohen kurrë, Kancelarja në detyrë e Austrisë Bierlein deklaroi hapur dhe qartë mbështetjen për të dyja vendet duke shprehur njëkohësisht zhgënjimin me mungesën e vendimit dhe dritëshkurtësinë e dëshmuar të përgjegjësve të këtij akti të gabuar.
Reagimi i fortë i Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu zhgënjimin mbi këtë vendim të padrejtë duke provuar kështu se Amerika do vazhdojë të jetë gjithmonë aleatja jonë strategjike për të zbrapsur cilëndo forcë që do i duket se me këtë rast u bë deti kos dhe do mundohet të përfitojë.
Reagime vazhdojne varg, Eduard Kukan, një i djathtë i dëshmuar i Parlamentit Evropian, njohës i mirë i Shqipërisë dhe ndërlikimeve tona politike, shprehu neverinë dhe indinjatën për atë që e quajti sabotim dhe papërgjegjshmëri të Francës dhe Macron për procesin e zgjerimit. Presidenti i Këshillit Tusk bëri luftë deri në fund dhe vazhdon t’i japë inkurajim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Presidentja e zgjedhur e Komisionit, gjermanja Ursula von der Leyen, Presidenti aktual Juncker e konsideruan gabim historik mbajtjen pezull të dy vendeve, Komisioneri Hahn shkoi me larg duke deklaruar se të dy vendet i mbajtën premtimet e tyre, ndërsa Këshilli dështoi për shkak të problemeve të brendshme.
Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës në BE dhe jashtë saj ka sot Shqipëria që është më pranë se kurrë kapërcimit të keqkuptimeve historike me Evropën. E në gjithë këtë solidaritet mbarëevropian, pse jo dhe mbarëbotëror, nuk ka si të mos të vijë keq për një grusht shqiptarësh të papërgjegjshëm si Berisha, Basha, ca lakenj mediatikë dhe ca gënjeshtarë patologjikë të pandershëm dhe të paturpshëm që falenderojnë Macron dhe sulmojnë Komisionin Evropian për mbështetjen, duke fyer dhe lënduar në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë drojë inteligjencën dhe ndjeshmërinë patriotike të çdo shqiptari.
Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjan tonë natyrale, Evropën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb