TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga Kuvendi foli për buxhetin faktit të 2018 dhe për përpjekjet e Shqipërisë, e cila ende shpreson për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas tij, shumica dërrmuese e vendeve anëtare mbështesin vendin tonë për anëtarësim, ndërsa shtoi se ky është një sukses i Shqipërisë pasi ka përmbushur një sërë kushtesh.

Numri dy i PS-së kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, ky i fundit dje falënderoi Presidentin e Francës pasi u shpreh kundër negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“26 mijë nxënës shqiptarë për shkak të këtij buxheti kanë shkolla të standardeve europiane. Janë 80 qendra shëndetësore të ndërtuara në çdo cep, pa përfshirë këtu rikonstruksionin e spitaleve në vend. E gjetëm Shqipërinë në 2013 me spitale që ngjanin me hanin dhe nuk ngjanin aspak me një qendër spitalore. Të shkoje në Elbasan nuk gjeje derën e spitalit, sepse do të kaloje nëpër dyert e qoftereve. Tre javë më parë teksa Gjermania që i thoshte “po” Shqipërisë, në këtë sallë dëgjova syresh që nuk është një “po”, por është ashtu dhe kështu.  Ne sot duhet të jemi krenarë, sepse  Gjermania është vendi që drejton betejën për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë hapjen e negociatave me BE. Teksa ne jemi këtu në sallë, një njeri që 28 vite i ka bërë dëm Shqipërisë, del dhe pa pikë turpi dhe falënderon Macron që i thotë “jo” Shqipërisë.

Dua tju them që ajo çfarë i shtyn ata ti thonë JO Shqipërisë nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Nuk është fare pjesë e çfarë ka bërë apo nuk ka bërë Shqipëria, sepse Shqipëria ka bërë ditë për ditë, madje më shumë sesa ju tha dy vite më parë dhe një viot më parë. So jemi në kushtet kur 26 vende anëtare të BE mendojnë që Shqipëria i ka përmbushur, madje tejkaluar ato kushte që ka pasur si detyra shtëpie”, shtoi Balla

Sipas Ballës, ajo që e ndryshon Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut nuk është cilësia e reformave.

“Nëse i referohemi cilësisë së reformave, reforma në drejtësi është 10 vite para asa që duhet ta bëjë Maqedonia e Veriut në vitet në vijim. Ajo që sot Maqedonai e Veriut është e ndryshme nga ne është dallimi mes klasës politike atje dhe klasës politike që ne kemi për fat të keq në krahun e opozitës. Isha me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë na Parlamentin Europian dhe një prej deputetëve të djathtë në PE më vendosi përpara një vlerësim tëb situatës politike që bënte PD-ja në Shqipëri, ku pasi përgojonte të gjithë mazhorancën, merej dhe me përgojimin e të gjithë deputetëve të rinj, që keni tradhëtuar partinë tuaj dhe keni hyrë në Parlament. Kemi një PD që furnizon imbokset e eurodeputetëve të PE apo të Bundestagut me lloj lloj thashethemesh. Duhet të jemi krenar që kemi një shumicë të madhe në PE dhe KE mes vendeve anëtare që janë të bindura që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe kjo është arritje për Shqipërinë”, tha Balla

Duke folur për buxhetin faktit të vitit 2018, kreu i grupit socialist, Taulant Balla theksoi se 26 mijë nxënës shqiptarë për shkak të këtij buxheti kanë shkolla të standardeve europiane.

“Janë 80 qendra shëndetësore të ndërtuara në çdo cep, pa përfshirë këtu rikonstruksionin e spitaleve në vend. E gjetëm Shqipërinë në 2013 me spitale që ngjanin me hanin dhe nuk ngjanin aspak me një qendër spitalore. Të shkoje në Elbasan nuk gjeje dot derën e spitalit, sepse do të kaloje nëpër dyert e qofterive”, u shpreh Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: