GJERMANI

Ministria gjermane e Financave kritikon BE-në  për “jo” për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Refuzimi i Bashkimit Evropian javën e kaluar për t’u celur  negociatat e pranimit për Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë u kritikua nga Ministri gjerman i Financave, Peter Altmayer. “Jam i zhgënjyer nga rezultati i Samitit,” tha politikani demokrat në një intervistë për edicionin e sotëm të gazetës Bild.

“Eshtë  në interesin tonë të lidhim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë me BE. dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti, “tha zoti Altmayer, i cili viziton Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë sot dhe nesër.

n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: