Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se dje kryeministri Edi Rama teksa fliste për negociatat nxori si gënjeshtar presidentin francez Emannuele Macron. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili shtron pyetjen nëse Macron do ta padisë Ramën për shpifje.
“Skandali. A do ta padise Makroni kete Edi Ramen per shpifje???(VIDEO).
Dje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha:
“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka.”
Presidenti Makron shume qarte, me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise. Ja deklarata e Presidentit Makron:
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.
A do ta padise per shpifje Presidenti Macron kete Edi Ramen??
Sigurisht qe jo. Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë. Ne jemi te detyruar, sigurisht nga halli, sepse na ka mbetur i marri ne dere.
Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen”, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)
O injorante 3 vende quhen shumice,cka ketu per te genjyer.O se di Vasillaqis qe ne klase te pare mesuesja thote qe shumice eshte 2 ose me shume.
NË SHQIPNI VDES NËPER SPITALE POS PAGUJT, GHYKATSI TË DENON ME SHUME VITE POS NUK PAGUJTE.
NË SHQIPERI SKA DREJTSI
26 NJERZ KAN VDEK NË GËRDEC ASNI I ARRESTU
VITI 1997 MIJRA TË VRAR ASNI POLITIKAN I ARRESTU
4 VETA TË VRAR NË TIRANË 21 JANARI ANJI I ARRESTU
SA MASHTRIME KA PLOT TE SPITALI, GJYKATA, SHKOLLA, AEROPORTI, RRUGA E KOMBIT E SA E SA E SA PA DREJTSINA KA NE SHQIPERIN TON