Brazili mposhti Kroacinë në miqësoren e zhvilluar në Liverpul me rezultatin 2-0 falë golave të Nejmar dhe Firminjo. Pas ndeshjes, mesfushori i Realit, Luka Modriç, shkëmbeu fanellën me Nejmarin, ku nuk munguan as autografet.

Për të rritur dyshimet rreth transferimit të Nejmarit te Realit, Luka Modriç, gjatë takimit i thotë braziliani: Të presim, raporton “AS”.

Nejmar verën e kaluar për 222 milionë iu bashkua PSG-së nga Barcelona. Por, muajt e fundit ka pasur shumë zëra për rikthimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madrid, për të pasuar Kristiano Ronaldon.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/nejmar-dhe-modric-shkembejne-fanellat-mesfushori-kroat-te-presim-ne-madrid/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: