Pak orë pasi ishin shtuar zërat për një kalim të mundshëm të brazlianit Nejmar te Real Madridi, RAC1 (Radio Catalunya), ka dhënë lajmin se Barcelona ka vendosur të formalizojë ofertën e saj për blerjen e Nejmarit nga PSG. Transmetuesi katalan, duke cituar burime nga klubi, ka shpjeguar se në bledhjen e sotme që ka kryuer presidenti Bartomeu së bashku me administratorin Oskar Garau, drejtorin e përgjithshëm Bordas, përgjegjësin e thesarit Tombas dhe përfaqësuesit e qendrës sportive Erik Abidal dhe Ramon Planes, është marrë vendimi për të sjellë Nejmarin në Barcelonë.

Propozimi, gjithnjë sipas RAC1, i Bracelonës do të përfshijë 100 milionë euro cash dhe kartonët e dy lojtarëve të cilësisë së parë për ta çuar ofertën në 230 milionë euro në total. Ai që do të negociojnë direkt me Leonardon do të jetë Erik Abidal, që do të niset menjëherë në Paris për të mbyllur gjithçka me PSG-në. Ndërkohë, agjenti i Dibalas është në Paris dhe po negicion me francezët. Largimi i Nejmarit do të çonte praktikisht juventinin te PSG.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: