Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në fund të ditës ato që mbesin janë shifrat, shifrat flasin për një krizë të thellë që ka mbërthyer Real Madrid, në raste të tillë i pari që përfundon nën akuzë është trajneri, në këtë rast Carlo Ancelotti. Mediat spanjolle, mbi të gjitha ato pranë Real Madrid, Marca dhe AS nuk janë kursyer aspak këto ditë duke folur për një “realitet të hidhur” apo dhe për “revolucion”.
Një ndikim shumë të madhe në këtë situatë që po kalon Reali ka edhe Kylian Mbappe, mediat dhe tifozët e kanë vendosur në qendër të kritikave pas ndeshjes kundër Liverpool, ky ishte një test shumë i fortë për francezin pasi kishte peshën kryesore të fazës sulmuese, por Mbappe zhgënjeu në mënyrën më të keqe të mundshme.
Duke u rikthyer tek Ancelotti, fakt është që italiani ka qenë shumë i kushtëzuar nga dëmtimet dhe bëhet fjalë për mungesa si Vinicius jr, Rodrygo, Tchouameni, Carvajal, Alaba etj, plus nuk zëvendësuan një largim të madh si Kroos. Ancelotti bëri thirrje për qetësi pas humbjes kundër Liverpool, por në Spanjë të gjithë e dinë se Perez e urren të humbas.
Marca zbulon se Perez ka kërkuar një takim kokë më kokë me Ancelottin përpara sfidës kundër Getafe të dielën. Ky takim pritet të jetë përcaktues për pjesën e mbetur të sezonit, Ancelotti duhet të kuptojë nëse ka ende besimin e Perez. Italiani kërkon garanci, të paktën deri në fund të sezonit, për t’i hapur më pas rrugën Xabi Alonsos, me këtë të fundit që pritet të jetë në krye të një revolucioni të madh.
(BalkanWeb)