Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës” kërkon gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Pas kërkesës së ish-kryebashkiakut, GJKKO ka nisur gjykimin. Ky i fundit kërkoi gjykim te shkurtuar. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Të njëjtën formë gjykimi kërkojnë edhe 18 nga 20 të bashkëpandehurit e tij, ish-zyrtarë të bashkisë.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë në tendera në procedurën e një tenderi për një kanal vaditës në njësinë Administrative Kolonjë, me vlerën vlerë 24 milionë lekë

Të pandehurit kanë dhënë në kundërshtim me ligjin për persona privatë karburant të Bashkisë Lushnje. Njëkohësisht, problematikë kanë rezultuar edhe një sërë procedurash të tjera për blerje të bëra nga bashkia Lushnje.

Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre janë kryer tre procedura tenderuese fiktive, duke “shpërdoruar detyrën” dhe kualifikuar operatorë ekonomikë të paracaktuar dhe me ofertë më të lartë se garuesit e tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: