Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të merret në pyetje sot në orën 10:00 nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
META ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për tre vepra penale; korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Më konkretisht, në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.
Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës.
Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Meta ndodhet i arrestuar që prej mesditës së 21 tetorit 2024.