Biznesmeni Elman Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpie pas zbutjes së masës së sigurisë nga Apeli i Posaçëm mbërriti këtë të mërkurë në SPAK për të dhënë shpjegime si person nën hetim.
Abule po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve.
Në dalje Abule nuk bëri komente rreth seancës së marrjes në pyetje për rreth 4 orë.
SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj.