ELBASAN

Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit Klevis Xhoxhi është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan.

Xhoxhi vjen në këtë detyrë pas një karriere mjaft të suksesshme në administratë dhe që njihet për aftësi menaxhuese dhe drejtuese mjaft të mira. Agjencia Shtetërore e Kadastrës Elbasan sipas Drejtorit të saj Klevis Xhoxhi do t’i japë një formë të re trajtimit të çështjeve të pronësisë në Elbasan. “Jemi përpara një sprove të madhe- tha Xhoxhi për BW- dhe për të rregulluar problematikën e akumuluar ndër vite Agjencia Shtetërore e Kadastrës Elbasan do bëjë më të mirën në zbatimin e ligjit dhe zgjidhjen e problematikave të qytetarëve”.

Kjo agjenci është cilësuar nga ana e Qeverisë si mjaft e domosdoshme për harmonizimin e proceseve të ndryshme, të cilat më herët  kryheshin nga institucione të ndryshme dhe që nuk perceptoheshin në shërbim të një funksioni të vetëm, pra në shërbim të pronës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb