Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Nga Zyra e kryeministrit kanë thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kurti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin do të ketë një takim bilateral.

Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

Presidenca kishte reaguar ndaj këtij incidenti.

Ndërsa të premten, Prishtina zyrtare i dërgoi një notë proteste Shkupit për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin ishte përfshirë presidentja Vjosa Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: