Rrëfimi i aktores shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku se është abuzuar seksualisht në moshën 12-vjecare bëri bujë në mediat e huaja. Ishte vetë aktorja që tregoi me detaje përmes një statusi në Facebook se Joel Kramar ishte personi që e përdhunoi gjatë kohës që po kryenin xhirimet e “True Lies”.

Pas komenteve të shumta nga ndjekësit se prindërit nuk kanë bërë sa duhet, ka reaguar nëna e Eliza Dushkut. Ajo shprehet se Eliza kishte shumë frikë të tregonte çfarë kishte ndodhur dhe se ajo kishte frikë nga Joel Kramer.

481ECC2D00000578-5267363-_There_would_ve_been_no_mercy_James_Cameron_has_responded_to_Eli-m-34_1515912944365

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim”- ka thënë nëna e Eliza Dushkut.

6ghn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: