Nga AURORA KOROMANI*

Familjarët e viktimës së atentatit te Rruga e Kavajës mohojnë që djali i tyre, Arturi, të ishte vrasës me pagesë. “Djali im nuk ishte vrasës me pagesë. Atë e kanë futur në kurth, polici e qëlloi pas shpine”. Kështu u shpreh Behar Baze në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, duke sqaruar se përse djali i tij kishte ndryshuar emrin nga Artur Baze në Arjanit Sterio.

Babai i këtij të fundit ngre dyshime se djalin e tij e kanë futur në kurth, ndërkohë që kërkon përgjigjen e pyetjes se, përse polici e qëlloi djalin e tij pas shpine. 65-vjeçari rrëfen se djali i tij nuk i kishte përmendur asnjëherë emrat e shokëve të tij dhe se nuk ka dëgjuar kurrë as për Pajtim Serjanin dhe as për Emiljano Shullazin, të cilët mbetën të plagosur ditën e hënë në dy atentate të ndryshme. Ndërkohë, nëna e 42-vjeçarit, Trëndo Baze shton se, atë ditë, Arturin e kanë marrë në telefon. “Djalin e morën në telefon mëngjesin e ditës kur ndodhi ngjarja dhe pas asaj telefonate, ai nuk u kthye më në shtëpi”.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare, per me shume lexoni gazeten print)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb