BRITANI E MADHE

Julian Assange, i arrestuar javën e kaluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër pak pasi vendi i amerikës jugore i hoqi azilin, është mbyllur në burgun e “Guantanamos britanike”.


Një gjë të tillë e bën të ditur nëna e themeluesit të Wikileaks, Christine, e cila në Twitter, shpjegon sesi djali “ një gazetar që ka fituar shumë çmime”, është mbyllur në burgun e Belmarsh, së bashku me kriminalë të njohur, vrasës serialë, trafikantë droge dhe terroristë.


Themeluesi i Wikileaks Julian Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Sipas BBC-së, Assage mori strehim në ambasadë  7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi pas rastit të një sulmi seksual.


(BalkanWeb)

Etiketa: