I shoqëruar nga dhjetëra forca policie, Dritan Dajti ka marrë lejë nga Drejtoria e Burgjeve të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

Nëna e Dajtit ndërroi jetë një ditë më parë, teksa sot u përcill në banesën e fundit.

Sipas informacioneve, varrimi është bërë në varrezat e Tufinës.

Dajti është kthyer sërish pranë vendit ku vuan dënimin me burgim të perjetshëm, në burgun e Peqinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb