TIRANE

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për BalkanWeb më shumë informacione rreth adoleshentes që humbi jetën dje pas të shtënave me armë në Laprakë.

Gjimnazistja e vitit të dytë, vinte nga një familje prej Mirdite të transferuar në Tiranë për një jetë më të mirë.

Një muaj më parë, adoleshentja u njoh me Erion Bengon, një 23-vjecar, që dikur kishte qenë në konflikt me ligjin.

Ai kishte shantazhuar të ish-dashurën me video intime, duke i kërkuar para. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të dy, të nisnin një marrëdhënie, që përfundoi tragjikisht.

Pasditen e së mërkures, të dy u panë pranë e pranë në një nga lokalet e Laprakës, por sapo dolën prej andej, u përballën me brashërinë e plumbave.

Briselda u qëllua në kokë dhe nuk mundi të mbijetonte, edhe pse Erioni e trasferoi me shpejtësi drejt spitalit të Traumës.

Atentatoret pershkuan te njejten rruge  me 2 të rinjtë, dhe pas bresherisë së plumbave u larguan në drejtime të ndryshme. Autorët e krimit te maskuar dhe me pistoletë u larguan ne këmbë ndërsa Erion Bengo u largua me makinën e tij ende pa mbaruar të shtënat në drejtim të kundërt për në Spitalin Ushtarak. Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve ai mundi t’i shpëtojë plagëve të mara në qafë dhe shpatull ndërsa e mitura humbi jetën për shkak të plagëve të zjarrit të marra në kokë.

News 24 ka mundur të sigurojë një foto të  automjetit të 23 vjeçarit I cili qëndroi për disa orë në spitalin e traumës derisa u tërhoq nga policia. Në të janë të dukshme shenjat e plumbave. Mjetit i është thyer xhami anësor dhe ai i pasëm.

Burime nga polica thanë se shenjestër e këtij atentati ishte 23 vjecari. Një javë më parë ai ishte konfliktuar me disa persona pasi këta të fundit i kishin ngacmuar të dashurën. Policia e Tiranës është fokusuar tek kjo pistë dhe ka shpallur sit ë dyshuar një 19 vjeçar nga Puka me banim në Tiranë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po kalojnë në sitë të shkuarën e protagonistëve të kësaj ngjarje për të thelluar hetimet edhe në pista të tjera.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb