E vogla Zenep ka ardhur në jetë të mërkurën e 8 majit në bordin e një autobusi, mes Parisit dhe Lille.

Nëna e saj po udhëtonte me një Flixbus të nisur nga Barcelona dhe të drejtuar në Bruxell, por në gjysmën e udhëtimit të saj asaj i plasën ujërat.

Kështu shoferi i autobusit, në 3.30 të mëngjesit, ka ndaluar në një stacion shërbimi në Ressons dhe ka njoftuar shërbimet e emergjencës duke pritur që gjithçka të mbyllej në mënyrë më të mirë.

Kjo është hera e parë në histori që kjo kompani asiston në një event të këtij niveli.

Lindja shkoi shumë mirë dhe Zenep u transferuar së bashku me prindërit e saj në një spital pranë Cimpiegne. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të mirë dhe për të festuar këtë fund të lumtur kompania ka vendosur ti dhurojë vogëlushes udhëtime gratis deri në moshën e pjekurisë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb