NGA ENRIK MEHMETI*

VLORË- Katër anëtarë të një familjeje, nëna dhe 3 fëmijët e saj të mitur jetojnë në kushte të mjerueshme, në një banesë ku depërton shiu dhe era dhe ku mungon energjia elektrike e uji i pijshëm. Eranda Curraj dhe 3 fëmijët e saj, të moshave 6, 4 dhe 2 vjeç, jetojnë të vetëm në këtë godinë të lënë pa qira në zonën e ish-ofiçinës së hekurudhës në kushtet e një varfërie të tejskajshme, ndërsa kryefamiljari prej 1 viti ndodhet në Gjermani, në kërkim të një vendi pune, që nuk e gjeti kurrë në vendin e tij.

Familja Curraj prej dy vitesh jeton në këtë godinë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm, e ardhur disa vite më parë nga një fshat i Vlorës, për një jetë më të mirë dhe për shkak të papunësisë. Por në vend që situata të përmirësohej ajo është përkeqësuar, pasi tashmë pronarja e godinës i kërkon të dalin prej aty.

Në këto kushte familja Curraj apelon për ndihmë, me shpresën se dikush do të vërë dorën në zemër që ata të mos ngelen mes 4 rrugëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: