Nuk mund ta mohojmë se stresi është pjesë normale e jetës sonë së përditshme dhe se është prezent edhe gjatë shtatzënisë.


Por, shkencëtarët deklarojnë se stresi mund të shkaktojë efekte të dëmshme te bebja, transmeton Telegrafi.


Stresi mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të lindjes


Paaftësia për t’u ballafaquar me rrethanat stresuese kontribuon që shtatzëna të lindë më herët dhe bebja të ketë peshë të ulët të lindjes.

Ekspertët thonë se tremestri i parë është ai që më së shumti ka rëndësi dhe është shumë e rëndësishme që ta shmangni stresin gjatë asaj periudhe.

Stresi ndikon në inteligjencën e bebes dhe në zhvillimin e trurit

Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të kortizolit te nëna mund ta ulin nivelin e inteligjencës të bebes.

Gjithashtu ata kanë konfirmuar se stresi që përjetohet gjatë shtatzënisë mund të ketë efekt në zhvillimin e trurit të bebes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: