FIER

U braktis nga familja 2 javë pasi lindi, fëmija rritet nga një çift i komunitetit rom në Fier. Indriti sot 10 vjeç gëzon një jetë të shëndetshme falë 2 prindërve që e rritën, Rudinës dhe Avniut.


“E kam gjetur të mbështjellë me batanije, nëna nuk e donte më dhe do ta braktiste, nuk i rezistova dot dhe e mora”.

Kështu e ka nisur rrëfimin e saj Rudina Vizani, një histori që në thelb ka Indritin, i cili sot 10 vjeç. Historia e tyre ka nisur kur Indriti ishte vetëm 2 javësh. Nëna që e solli në jetë nuk mund ta mbante, pas një divorci me babain e fëmijës dhe një tjetër martese. E ndodhur në këto kushte ajo kishte vendosur ta braktiste, djalin që sapo kishte sjelle në jetë.


“Vetë shikoj djalin unë ka qenë i mbështjellë me në batanije leshi dhe me nga ato batanijet tip ushtarake por të vjetra. Kur vete e shikoj vetëm këmbët i lëviznin dhe ishte bërë plagë. I them burrit unë që këtë fëmijë nuk e lë më. I thashë do ta marr, do ta rris bashkë me fëmijët e mi. çfarë të hanë fëmijët e mi do hajë edhe ky fëmijë. Një pjatë do shtohet”, shprehet Rudina.


Pas shumë peripecish, Indriti u bë pjesë e familjes së Rudinës dhe Avniut, të cilët e rritën atë bashkë me dy vajzat e tyre.

Familja Rome 54

“Vete e marr djalin dhe e vizitoj, falë vullnetit edhe të dy gocave që nuk ranë kundër vullnetit që unë kisha marrë. Shumë frikë kam pasur por me mund dhe sakrificë ia kam plotësuar të gjitha kushtet Indrit”,- shton Rudina.

Ai sot është djali i familjes, dhe do të trashëgoj prej saj gjithë çfarë kanë, atë pak tokë që disponojnë, por për këtë Indriti duhet të marr mbiemrin Vizani.

“Unë deri më sot e kam në kujdestari djalin, tani dua që djali të marrë mbiemrin tim. Nuk jemi të pasur, por aq sa kam dua ta gëzojë djali që kam rritur. Nuk dua që djali im të vuajë
Por Rudina nuk ndalet këtu. Ajo është shprehur se gjithkush në këtë botë duhet të bëj mirë, e kur bëhet fjalë për fëmijët, mirësia nuk duhet të ketë kufij. Madje Rudina nuk ka harruar te bej edhe nje thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi, të shohin mundësinë e rritjes së një fëmijë të braktisur.

“I bëj thirrje atyre që kanë mundësi të mos lënë në rrugë fëmijët e braktisur, por t’i marrin e t’ju japin një shtëpi të ngrohte. Nuk i gjen gjë”,- apelon Rudina.

(m.a/BalkanWeb)