Një nënë e dëshpëruar është përpjekur të kalojë postbllokun e sigurisë në aeroport me foshnjën e saj dy muajshe të futur në një çantë shpine. Ngjarja ka ndodhur ne aeroportin e Papua, Guinea e Re, ku nëna beqare, Jennifer Pavolaurea, 25 vjeçe ishte detyruar që ta fuste fëmijën e saj në një çantë shpine pasi nuk kishte mundur të siguronte dokumentet e emigracionit për të në mënyrë që të largohej nga vendi.

Foshnja dy muajshe u zbulua nga stafi i aeroportit ‘Ninoy Aquino’, të cilët mbetën të shokuar nga ajo që panë gjatë kontrollit me rreze X. Gruaja u mor në pyetje nga personeli i sigurisë së aeroportit dhe pranoi se mungesa e dokumenteve për të birin e mitur e kishte detyruar të shkonte deri në veprimin ekstrem. Pas proceduarve, gruaja u la të kalonte bashkë me foshnjën dhe ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: