TIRANE– Dhuna në familje tashmë është kthyer një fenomen shqetësues pasi pothuajse çdo ditë shënohen viktima.

Një rast i tillë vjen nga Tirana, ku një 43-vjeçare ka denoncuar në polici burrin dhe vjehrrën e saj pasi pretendon se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Burime zyrtare nga policia bën me dije se për shtetaset E.B, vjeç 43 , u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gruaja akuzon shtetasen me inicialet A.B., e A.B., vjeç 77 e 61, për dhunë ndaj saj dhe vajzës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb