SHBA- “Më mirë vonë se sa kurrë” kjo shprehje vlen për 48-vjeçaren Fatime El-Gafilij e cila përfundoi studimet bachelor në të njëjtën ditë me djalin e saj 22-vjeçar. Nënë e birë kanë marrë pjesë bashkërisht në lëndët e përbashkëta, duke studiuar dhe konsultuar me njëri-tjetrin. Duhet thënë se nëna 48 vjeçare, ka shënuar rezultate me të larta se i biri në disa lëndë të përbashkëta.

48-vjeçarja nga Arabia Saudite dhe i biri 22-vjeçar janë pranuar në nja nga universitet e SHBA-së dhe të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, ku nëna është diplomuar në matematikë kurse i biri në inxhinierinë e naftës.

Sipas mediave, nëna, Fatime El-Gafilij, ka në plan të vazhdojë studimet pas universitare, master dhe më pas doktoraturë, duke ndjekur gjurmët e të shoqit, i cili është diplomuar në të njëjtin universitet.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb