SHBA- Tashmë nuk ka asnjë shpresë. Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve që jetonte prej 18 vitesh në Micigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deportuar për në Shqipëri. Cile Precetaj u deportua brenda natës së të mërkurës pa mundur të takojë fëmijët e saj dhe bashkëshortin.

E martuar me shqiptarin Pjetër Gjocaj, gruaja ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin dhe dy vajzat të cilët gjithashtu po përjetojnë një situatë terrori nga kjo histori. Pak kohë më para gruaja përfundoi në spital kur mori vesh se duan ta deportojnë.

Gruaja shqiptare është përballur me dëbimin edhe ne 2013, por pas një vendimi te dyte iu lejua qëndrimi. Familja, por edhe avokati tregojnë se ajo i ka bere përpjekjet për t’u bere qytetare amerikane.
cile-2
“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”- ka thënë bashkëshorti i shqiptares.

Ndërkohë në një intervistë telefonike për “Free Press” para se të depërtohej shqiptarja ka thënë: “Unë dua që njerëzit të luten për ne. Kurrë nuk kemi bërë ndonjë krim. Ne sapo erdhëm këtu në këtë vend për një jetë dhe edukim më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është e vetmja arsye që kemi ardhur këtu dhe unë i lutem Perëndisë që të na ndihmojë”.

Cile Precetaj shkoi në Michigan për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.
cile
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb