SHBA

Në një intervistë për “The Guardian” Brigitte Nielsen tregoi rrugën e saj të gjatë dhe të vështirë për t’u bërë nënë në moshën 54-vjeçare. Në qershor të vitit 2018 ish-modelja dhe aktorja daneze lindi një vajzë, Frida. Ajo tregoi rrugën e vështirë dhe tentativat e dështuara të fertilizimit in vitro. Kur ishte 40 vjeçe ajo tregoi se ka ngrirë vezët për të lindur fëmijë vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“I kam thënë gjithmonë vetes do ta provoj deri në embrionin e fundit, dikush duhet patjetër ta fitojë këtë lotari. Duhen shumë para dhe është një lodhje e madhe sidomos në këtë moshë. Hormonet reagojnë ndryshe tek çdo femër dhe kur dëgjon në fund përgjigjen nga ana tjetër e telefonit ‘më vjen keq’ mërzitesh jashtëzakonisht shumë”- ka thënë Brigitte Nielsen për të përditshmet britanike.

Por ajo rrëfeu se nuk u dorëzua asnjëherë. “Kisha vetëm 2,5% mundësi të paktën kështu më kishin thënë doktorët, të cilët më kishin paralajmëruar që të mos mbajashumë shpresa. Ata më kishin thënë që të mos i tregojë askujt deri në javën e 27 të shtatzënisë, sepse rreziku për ta humbur atë fëmijë ishte shumë i lartë” – tha Brigitte Nielsen. Ajo nuk i tregoi asnjë njeriu për shtazëninë e saj deri në muajin e 7 të shtazënisë, madje as nënës së saj. “Dikush më tha që mund të dukesha qesharake po të bëja një gjë të tillë në jetën time, por këto janë punët e mia dhe nuk i hyjnë në punë askujt”- përfundoi ajo.

Por fatmirësisht 54-vjecarja ia doli dhe solli në jetë një vajzë të shëndetshme. Ish-partnerja e Sylvester Stallone ka edhe 4 djem nga lidhjen e saj të mëparshme, ndërsa vajza është fëmija i saj i parë me bashkëshortin Mattia Dessi, me të cilin është martuar në vitin 2005.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb