Nga: EGLANTINA ALLIAJ*
TIRANE – Kryetari i Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo shprehet se futja e dy neneve për median në 2 prej ligjeve kryesore të reformës në drejtësi, godet në mënyrë të padrejtë median. Në këndvështrimin e Genc Pollos, një formulim i tillë i hap rrugë arbitraritetit, shantazhit dhe në mënyrë të qartë kufizon lirinë e medias.

“Kemi të bëjmë me një ligj që godet në mënyrë të padrejtë dhe të paduhur konkretisht median, jo vetëm atë. Kjo është e rrezikshme për lirinë e medias dhe për demokracinë.”- shprehet Pollo.

Pollo thotë se Komisioni i Medias nuk është informuar në lidhje me nenin 6 dhe 13, të cilat kanë të bëjnë me rolin e mediave në çështje që lidhen me punën e prokurorisë, si asaj të zakonshme ashtu dhe asaj të posaçme.

“Do duhej të ishim informuar. Një formulim i tillë i hap rrugën arbitraritetit, shantazhit dhe në mënyrë të qartë kufizon lirinë e medias që është e mbrojtur me Kushtetutë”- deklaroi Pollo.

Për këtë situatë Pollo bën përgjegjëse Partinë Socialiste.
Ai tha se opozita e kundërshton dhe do të kërkojë se kush i ka hartuar dhe propozuar këto dy nene.


(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: