KORE E JUGUT- Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ndodhet në Pjong Çang të Koresë së Jugut, për të marrë pjesë në ceremonitë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore 2018.

Nënpresidenti është gjithashtu duke u përpjekur për të kundërshtuar “propagandën” e Koresë së Veriut rreth Lojërave, duke tërhequr vëmendjen për programin e armëve bërthamore të Phenianit dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Sot paradite, nënpresidenti Pence u takua me të arratisur nga Koreja e Veriut, përfshirë disa që kanë qënë torturuar dhe keqtrajtuar nga Pheniani.

Nënpresidenti Pence u shoqërua në takim nga babai i studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili vdiq vitin e kaluar, disa ditë pas lirimit të tij nga Koreja e Veriut:

“Fred Warmbier dhe familja e tij tregoi historinë e djalit të tyre të mrekullueshëm, Otto Warmbier, i cili u burgos në Korenë e Veriut dhe u lirua në një gjendje të tillë, saqë në kohën që lejua të kthehej në atdhe, gjeti vdekjen. Fredi është tani një kampion i madh për kundërshtimin ndaj Veriut nga ju jeni larguar dhe për lirinë e njerëzve atje,” – tha zoti Pence.

Të enjten, nënpresidenti Pence i tha presidentit koreanojugor Moon Jae-in se Uashingtoni do të vazhdojë presionin mbi Korenë e Veriut, derisa ata të braktisin programin e armëve bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: