Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’ nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda Pustina. Palët do të bashkëpunojnë në rastet e shkeljes së ligjit në përdorimin e cannabis-it mjekësor.

Marrëveshja u nënshkrua për shkëmbimin e informacionit për veprimtarinë e paligjshme të lidhura me prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e cannabis-it.

AKKS dhe Prokuroria do të krijojnë një Grup Koordinues të Përbashkët për të organizuar takime periodike më qëllim shqyrtimin e progresit.

Njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme:

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda Pustina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’

Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabisit (AKKC), Znj. Linda Pustina nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për “Shkëmbim informacioni në kuadër të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannbis-it”.

Palët angazhohen me këtë marrëveshje që të bashkëpunojnë në rastet e shkeljes së ligjit që lidhet me përdorimin e cannabis-it mjekësor, të shkëmbejnë informacion për veprimtaritë e paligjshme të lidhura me kultivimin, prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e cannabis-it mjekësor si dhe të verifikojnë pasurinë e figurës së punonjësve të AKKC-së ose subjekteve të licencuara.

Konkretisht, Prokuroria angazhohet të ofrojë informacion sipas nevojës për kandidatët dhe punonjësit e AKKC-së si dhe për punonjësit e subjekteve të licencuara/lejuara ku përfshihen pronarët/aksionarët, administratorët dhe punonjësit të cilët janë pjesë e procesit të verifikimit të kryer nga Agjencia.

Ndërkohë që Agjencia angazhohet të përcjellë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë lidhur me kërkesën për verifikimin e kandidatëve/punonjësve të Agjencisë dhe të subjekteve të licencuara/lejuara, të provave dhe ekspertizës teknike për hetime dhe ndjekje penale.

Për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, AKKC dhe Prokuroria do të krijojnë një Grup Koordinues të Përbashkët, i cili do të organizojë takime periodike për të shqyrtuar progresin dhe për të adresuar sfidat e mundshme në implementimin e angazhimeve të përbashkëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb