ITALI – “Në gazeta janë shkruar falsitete, unë nuk e kam kuruar kurrë Papa Franceskon”. Kështu deklaroi neokirurgu japonez Takanori Fukushima, i përfolur nga gazeta “Quotidiano nacionale” në Itali, si mjeku që ishte kujdesur për shëndetin e Atit të Shenjtë pas zbulimit të një tumori beninj në tru.

“E kam takuar Papën vetëm një herë dhe nuk besoj se më mban mend.”- deklaroi mjeku japonez.
Pavarësisht përgënjeshtrimit të neokirurgut, gazeta italiane vijon të këmbëngulë se disponon provat shkresore që vërtetojnë gjithçka është shkruar në artikull.

“Sinjalin e parë për sëmundjen e Papës e kemi marrë që verën e kaluar, por nuk e kemi publikuar lajmin derisa të ishim të sigurt për vërtetësinë e tij. Fakti që u publikua gjatë Sinodit, është rastësi. Ne nuk kemi shkruar që Fukushima ka qenë mjeku që ka kuruar Papën. Gazeta thjesht shkroi se neokirurgu japonez u thirr nga Vatikani për një konsultë, por kjo nuk do të thotë se ai ka qenë mjeku që e kuroi.”- deklaroi drejtori i gazetës Andrea Cangini.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: