KATMANDU– Tërmeti shkatërrues që goditi Nepalin të shtunën ka shkaktuar deri tani 5 057 të vdekur dhe mbi 10 000 të plagosur, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga një zyrtar i lartë nepalez.

“Bilanci i të vdekurve arriti në 5 057 dhe më shumë se 10 000 persona janë plagosur”, deklaroi Rameshwor Dangal, shef i shërbimit të menaxhimit të katastrofave në Ministrinë e Brendshme. Rreth 100 persona kanë gjetur vdekjen në vendet fqinje si në Kinë dhe Indi.

Ndërkohë, Fondi Qendror për Ndërhyrje e Urgjencës, (CERF), i OKB-së, zhbllokoi 15 milionë dollarë për ndihma humanitare për Nepalin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: