Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një përplasjeje mes një avioni turistësh në fazën e ngritjes dhe një helikopteri të parkuar pranë aeroportit të vetëm, në zonën e Everest në Nepal. Katër janë të plagosurit, që janë transportuar ne Kathmandu me helikopter.

Personat që humbën jetën janë piloti i avionit dhe dy agjentë të policisë që ishin pranë helikopterit të parkuar në pistë. Sipas burimeve lokale, të katër pasagjerët dhe një asistente fluturimi në avion kanë mbetur të padëmtuar nga aksidenti.

Aeroporti i Tenzing Hillary në Lukla, është porta hyrëse në malin Everest dhe konsiderohet nga të gjithë më e rrezikshmja në botë për shkak të pistët së saj shumë të shkurtër dhe të vështirë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb