TIRANE- Organizatori i protestës së nesërme në Himarë, biznesmeni Nikollaq Neranxi mohon lidhjen që i bëhet protestës së nesërme me Nikolas Gage, i cili sipas mediave po pushon në Jug të Shqipërisë.

Neranxi shprehet se ka folur në telefon me greko­amerikanin Gage, i cili ka mohuar të jetë në Jug të Shqipërisë.

“E kam marrë në telefon Nikolas Gage dhe kam folur me të. Nuk e kam njohur më parë dhe më tha se s’kam asnjë informacion për protestën, ‘jam në SHBA, s’kam lidhje fare me protestën tuaj në Himarë’”.

Sipas Neranxit, protesta e nesërme e himarjotëve ka të bëjë vetëm me çështjen e pronave, ndërsa shton se ata që duan ta përfshijnë Gage në këtë çështje, duan
të njollosin protestën e nesërme.

Më parë, Top Channel raportoi se prej disa ditësh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko­amerikani Nikolas Gage, lobisti i madh grek, i cili është shquar për veprime antishqiptare dhe për mbështetjen e idesë së Vorio-Epirit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb