David Neres është një nga talentet e shumë të Ajaksit të Amstermadit, me sulmuesin që edhe ndaj Juventusit shfaqi një formë të jashtëzakonshme duke realizuar një gol të shkëlqyer në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.


Sipas asaj që raporton “Telegraph”, Borusia e Dortmundit është vënë menjëherë në lëvizje për ta bërë të sajin 22-vjeçarin e “harkëtarëve”, madje duke paraqitur një ofertë zyrtare në zyrat e klubit holandez. “Telegraf” bën me dije se oferta e paraqitur nga gjermanët është 33 milionë euro, por Ajaksi nuk e ka marrë në konsideratë këtë shumë, duke ua kthyer pas ofertën verdhebluve. Gjithsesi Dortmundi nuk ka hequr dorë dhe në ditët në vijim do të paraqesë një tjetër ofertë.


(Balkanweb)