Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.
E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.
Aktori Neritan Liçaj tha se ka qenë në një kurs në fakultetin e arteve me Parashqevi Simakun. “Ishte shumë e sjellshme, një njeri shumë i mirë”, tregoi Liçaj.
Duke rrëfyer momentet e para kur pa videon, Liçaj tha se “ndjesia e parë ishte se u çmalla. Nuk e dija se ku ishte apo që ishte në atë gjendje”.
“Në kohën e Enverit artistët këndonin për bukë e djathë, por sikur në këto vite ajo të merrte çfarë i takonte nga e drejta e autorit, të paktën nuk do të ishte në këtë gjendje”, tha Liçaj.