Neritan Nallbati, drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, është dëshmitari i radhës që do të merret në pyetje sot nga Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. PS ka votuar që drejtori i Policisë Kriminale të dëshmojë me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji tha se kjo çështje do të zbardhet e gjitha.

“Do të merremi me probleme komunaleje tani ne? Do merremi tani dhe ‘Janë bllokuar pusetat’. Do të zbardhen të gjitha, thjesht çështje kohe. Kështu që të vijë zoti Nallbani, lajmëroheni.”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: