Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po pret që të trajtohet në mënyrë të barbartë sikurse presidenti amerikan, Joe Biden gjatë pjesëmarrjes së tyre në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
Vuçiç kërkon që të flasë edhe ai 20 minuta, po aq sa Biden, para të pranishmëve nga të gjithë bota, ndërsa shtoi se për t’ia arritur këtij qëllimi asnjë i gjallë nuk do ta ndalojë.
“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë!”. S’kam problem me këtë, askush i gjallë s’do të më ndalojë, të gjithë jemi të barabartë. S’më mbyllin dot!”, ka thënë Vuçiç.
Mbi këtë fjalim sipas serbes Alo, ai paraprakisht njoftoi se më së shumti do të flasë për Kosovën, ndërsa dhe shprehu acarimin e tij për thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point.
E gjitha referuar faktit se gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ata bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.
“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë”.
”Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do të pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″.
(BalkanWeb)