Finalistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James sot në emisionin “SOL” është emocionuar teksa ka folur për jetën e saj.
Ajo ka thënë se nëse do të kishte mundësinë të lindte edhe njëherë, siç u shpreh ajo, do të donte të lindte në trupin e saj, pra si një grua.
Unë besoj që kisha për të qenë më e kujdesshme për njerëz të tjerë dhe të tjerat i kisha bërë siç i kam bërë, sepse unë besoj që zemrën e bardhë e kam pasur gjithmonë.
Të kisha lindur edhe njëherë, kisha thënë lindmë në trupin tim, ashtu siç e kam kokën, jo të heq shumë. Ende ka njerëz që nuk mund ta kuptojnë çka je ti, por unë jam mësuar se s’do të më dojë çdokush.