Përplasje të forta ka pasur në komisionin hetimor për “Sterilizimin”.

Kryetarja e Komisionit ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarit Plarent Ndreca, ku tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge.

Pas debateve, Vokshi nuk e ka lënë Ndrecën të flasë, ndërkohë që deputetët e PD krijuar kakofoni duke u rënë tavolinave në mënyrë që Ndreca të mos lejohej të fliste.

Pjesë nga diskutimi:

Ndreca: Nëse doni të bëni rrugaçin…

Vokshi: Kujdes me fjalët kush je ti që flet me fjalor rruge këtu

Ndreca: Kupton shqip apo jo

Vokshi: E di më mirë se ty. Mos provoko! Ke kaq ditë që po provokon

Ndreca: Nuk pyes unë për presionin tënd. Nuk të njoh fare
Vokshi: Ik në rrugë ose tek PS nëse do të flasësh kështu. Rrugaçin shko tregoje tek PS.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb